Arlind Ajeti shpëtimtar i humbjes së ekipit
Publikuar:
(02.03.2024 22:13:23)

Nuk është njArlind Ajeti sulmues, por Arlind Ajeti e bëri mirë këtë rol në ditën e sotme.
Në ndeshjen që CFR Cluj barazoi 1-1 ndaj Farul Constanta në Rumani, mbrojtësi shqiptar ishte protagonist.
Vendasit e Farul shënuan me Deaconu, por një gol fantastik i Ajetit në minutat e fundit vendosi shifrat përfundimtare në 1-1.
30-vjeçari shqiptar po luan sezonin e parë te CFR Cluj, ku në 20 ndeshje të luajtura, ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën, madje ka realizuar edhe 3 gola.
Ajeti ka luajtur më parë për Padovan dhe Pordenonen.
/Shqip.com