Sport Shqiptar

Arlind Ajeti ndërron skuadër

Arlind Ajeti

Ka ndërruar skuadër, por nuk është larguar nga Italia.

Arlind Ajeti është futbollsti më i ri i Pandovës, ekip ky që garon në Serie C, shkruan Shqip.com.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka nënshkruar marrëveshje një vjeçare me skuadrën italiane.

Ky lajm po qarkullonte që disa ditë në mediat italiane, teksa sot është bërë zyrtare edhe nga vet klubi.

“Calcio Padova bën të ditur se sot është zyrtarizuar marrëveshja me mbrojtësin shqiptar, me nënshtetësi zvicerane, Arlind Ajeti. Ajeti ka nënshkruar një marrëveshje vjetore me opsionet me klubin Biancoscudata. Arlind Ajeti ka lindur në Bazel, më 25 shtator 1993 dhe është një mbrojtës shqiptar me nënshtetësi zvicerane, 184 cm me 83 kg.

I rritur në akademinë e të rinjve të Baselit, ku qëndroi deri në vitin 2010, ai debutoi në Superligën zvicerane, gjatë sezonit 2011-2012. Në sezonin 2012-2013 ai debutoi në Europa League dhe sezonin pasardhës debutoi edhe në Champions League”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.

28 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Reggiana, ku sezonën e kaluar zhvilloi 19 paraqitje.

Ndërsa, në të kaluarën ka luajtur në skuadra të ndryshme sin ë Crotone, Torino, Basel etj.

Ai ishte pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë – që luajti në Kampionatin Evropian “Euro 2016” që u mbajt në Francë./Shqip.com