Arijanet Muric realizon paraqitje fantastike ndaj WBA-së

Arijanet Muric është duke shkëlqyer këtë sezon në Championshipin anglez me Burnleyn.
Portieri i Kosovës është drejt rikthimit në Ligën Premier, pasi aktualisht Burnley zë vendin e parë me 62 pikë, 18 më shumë se Watfordi i vendit të tretë.
Ndeshjen e fundit Burnley e fitoi me rikthim ndaj WBA-së me rezultat të ngushtë 2-1.
Aro ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme në këtë sfidë ku bëri disa pritje spektakolare, shkruan Olle.
24-vjeçari ka një stil të veçantë të lojës dhe ndaj WBA-së ai ka luajtur njësoj si portieri gjerman Manuel Neuer, pasi shpeshherë shihej edhe në mes të fushës.
Një video që po qarkullon në Twitter tregon më së miri paraqitjen e jashtëzakonshme të Aros ndaj WBA-së të premten mbrëma.
Reprezentuesi i Kosovës këtë edicion ka mbrojtur në 27 ndeshje me fanellën e Burnleyt, ku ka pësuar 25 gola, derisa në 10 ndeshje ka mbajtur portën e paprekur.
Aro Muric! Passing Masterclass from the @BurnleyOfficial Goalkeeper! 😍 #twitterclarets #UTC #kosovo pic.twitter.com/Mvti8QsXVz
— Kam (@Kamhass_) January 22, 2023
/Shqip.com