Lajme

Arifi zbulon se nxënësit shqiptar në Luginë detyrohen të intonojnë himin serb (FOTO)

Shqiprim Arifi- Kryetar i Luginës së Preshevës

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi,ka thënë se nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht të intonojnë himnin serb në ditën e parë të shkollës.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky vendim e pasqyron realitetin për detyrimin që ju bëhet.

“Në dokumentin që po ndaj me ju, pasqyrohet vendimi për detyrimin e intonimit të himnit serb “Bože Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës.

Tani shtrohet pyetja retorike, si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluar. Kur jemi tek reciprociteti, cilat aktivitete e zhvillime janë ndërmarrur dhe planifikuar në këtë drejtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës? “.

Tutje ai ka shkruar se Kurti është i mirëseardhur për vizitë në Shkollën Fillore më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës, të njoftohet për së afërmi me ketë padrejtësi dhe njëmijë padrejtësi të tjera./SHQIP.com