Arifi: Në të ardhmen e afërt nevojitet ligj që dënon me 5 vite burgim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe anti-amerikanizmin

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se në të ardhmen në Kosovë duhet të ketë ligj që dënon me 5 vite burg njollosjen e luftës së UÇK-së, si dhe anti-amerikanizmin.
Sipas tij, kjo duhet të ndodh “pas ndryshimit rrënjësor të qeverisjes së LVV”.
“Në të ardhmen e afërt, pas ndryshimit rrënjësor të qeverisjes së VV-së, do të kisha propozuar në legjislacionin e ri një ligj ku parasheh dënime deri në 5 vite burgim për gjithë ata që publikisht njollosin luftën e lavdishme apo edhe vetë UÇK-në, propagandojn apo zhvillojnë anti-amerikanizëm”, ka shkruar ai në platformën “X”.
Në të ardhmen e afërt, pas ndryshimit rrënjësor të qeverisjes së VV-së, do të kisha propozuar në legjislacionin e ri një ligj ku parasheh denime deri në 5 vite burgim për gjithë ata që publikisht njollosin luftën e lavdishme apo edhe vetë UÇK-në, propagandojn apo zhvillojn…
— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) March 27, 2024
/Shqip.com