Arifi: Beogradi ndaloj punimet në shkollën “Dituria” në Preshevë
Publikuar:
(03.05.2024 09:46:05)

Shqiprim Arifi ka thënë se Serbia ka ndaluar projektin e financuar nga Tirana për ndërtimin e shkollës “Dituria” në fshatin Corroticë.
Me anë të një postimi në Facebook, Arifi ka theksuar se kjo është kapje e qartë e Preshevës nga Vuçiqi teksa ka paralajmëruar se po vijnë ditë të rënda.

Njoftimi i plotë:
Beogradi ndalon projektin e Tiranës
Kryetari i zarfit të Vuçiqit, në detyrën e parë që nga marrja e postit dhunshëm në mesnatë, ndal projektin e financuar nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht mbështetur nga Kryeministra e Shqipërisë; punimet e shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë.
Kjo është kapje e qartë e Preshevës nga Vuçiq!
Ditë të rënda po vijnë.
/Shqip.com