Arian Qallaku do të jetë pjesë e KB Pejës edhe për edicionin e ri
Publikuar:
(20.06.2023 11:29:55)

Basektbollisti Arian Qallaku do të jetë pjesë e KB Pejës edhe për edicionin e ri.
Klubi pejan ka njoftuar të martën se ka arritur marrëveshje me Qallakun për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit.
Qallaku ishte pjesë e Pejës edhe edicionin e shkuar, duke e ndihmuar ekipin ta rikthejë titullin e kampionit pas një dekade.
Ai gjithashtu, arriti me Pejën edhe deri në finale të Ligës Ballkanike.
Edicionin e shkuar, Qallaku pati një mesatare prej 7 pikëve, 4 kërcimeve dhe 2 asistimeve për ndeshje.
Ai gjithashtu është grumbulluar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet parakualifikuese për “Eurobasket 2025” që “Dardanët” do ti zhvillojnë gjatë muajit korrik dhe gusht.
/Shqip.com