Sport Ndërkombëtar

Argjentinës i është anuluar goli i rregullt (VIDEO)

Fitorja e djeshme e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës ishte një titull kryesor në të gjitha mediat.

Një fragment që po bën xhiron e botës nëpër rrjetet sociale është goli i anuluar i Lautaro Martinez. Në momentin e shkëputjes të sulmuesit të Interit, VAR ka marrë në konsideratë një tjetër lojtar.

Mbrojtësi i majtë Yasser Alshahrani dukej se mbante Lautaron në lojë, gjë që e lejon që goli të quhet i rregullt.

Fansat kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke hedhur akuza të mëdha ndaj FIFA-s dhe VAR-it.

https://twitter.com/i/status/1595001919428505601

/Shqip.com