Sport Ndërkombëtar

Argjentinë – Francë, statistikat e pjesës së parë

Në ndeshjen mes Argjentinës dhe Francës është mbyllur pjesa e parë.

Pas 45 minutash, Argjentina është në epërsi 2:0 me golat e Messit (’23) dhe Di Marias (’36).

Sa i përket statistikave, argjentinasit e drejtuar nga Lionel Scaloni ishin dukshëm më të mirë në të gjitha aspektet, teksa “Gjelat” nuk e kishin asnjë rast të vetëm.

Finalja e “Katar 2022” po zhvillohet në pasditën e sotme në “Lusail Iconic Stadium”.

“Gjelat” që e fituan këtë kompeticion edhe në vitin 2018 në Rusi, arritën në finale pasi eliminuan Marokun me rezultat të pastër, 2:0.

Nga ana tjetër, Argjentina që e kërkon me ngulm prej vitesh këtë trofe për Lionel Messin, preku finalen pasi mundi bindshëm Kroacinë me rezultat 3:0 në fazën gjysmëfinale.

/Shqip.com