Argjentina në epërsi të dyfishtë përball Italisë

Argjentina e ka mbyllur pjesën e parë të Finalissimas në epërsi.
Pas 45 minutave në Wembley rezultati është 2:0.
“Magjia” e Lionel Messit, i cili iu shmang dy lojtarëve me një rrotullim, krijoi rastin ideal për Lautaro Martinez.
Sulmuesi i Interit me lehtësi gjeti rrjetën nga pakë metra larg, pas pasimit të Messit.
Derisa pas një kundërsulmi të shpejtë Di Maria arriti ta dyfishoj epërsinë e skuadrës së tij.
Edhe posedimin e topit e dominoi Argjentina, por rastet më të mira i krijoi Italia.
Italia do të kërkojë të lërë pas zhgënjimin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës dhe të nisë një epokë të re për “Azzurrit” duke mundur Argjentinën në “Finalissima”.
Derisa, Argjentina po kërkon tra vazhdoj ecurinë pa humbje.
Në katër ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave, dy i ka fituar Argjentina dhe dy kanë përfunduar barazime./Shqip.com