Sport Ndërkombëtar

Argjentina në epërsi pas pjesës së parë

Argjentina ka shkuar në pushim me epërsi prej 1:0 ndaj Australisë, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Botës, Katari 2022.

Autori i golit të vetëm në 45 minutat e parë ishte Lionel Messi (35’), pas asistimit nga Nicolas Otamendi.

Fituesi i ndeshjes së sotme, në çerekfinale takohet me Holandën, e cila më herët shënoi fitore ndaj ShBA-së.

/Shqip.com