Argjentina fiton ndaj Australisë, në çerekfinale e pret Holanda

Argjentina është kombëtarja e dytë që e siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi shënoi fitore ndaj Australisë me rezultat 2:1.
Rezultatin e zhbllokoi Lionel Messi (35’), pas asistimit nga Nicolas Otamendi.
Epërsinë e argjentinasve në 2:0 e shtoi Julian Alaverz në minutën e 57-të dhe dukej se do të jetë fitore e lehtë për kombëtaren latino-amerikane.

Mirëpo, në minutën e 77-të, Enzo Fernandez shënoi autogol, duke i komplikuar paksa gjërat, por që për fat të kombëtares së tij nuk pati pasoja sa i përket epilogut.
Deri në fund të ndeshjes, Argjentina i pati edhe tri raste të mira, të cilat nuk i konkretizuan Lautaro Martinez (dy herë) dhe Messi.
Në çastet e fundit, rast të mirë pati edhe Australia, por Garang Koul nuk arriti të shënojë nga afërsia.
Në çerekfinale takohet me Holandën, e cila më herët shënoi fitore ndaj ShBA-së.
/Shqip.com