Lajme

Argita Malltezi paraqitet në SPAK: U thirra si person që mund të ketë dijeni, tentativë për të larë fytyrën e Irena Gjokës

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi u paraqit sot në SPAK, sipas gazetares.

Ajo tha se u thirr si person që mund të ketë dijeni, ndërsa shtoi se kjo është një tentativë e SPAK për të larë fytyrën e  gjyqtares Irena Gjoka.

“Është një tentativë për të larë fytyrën e Irena Gjokës, nuk cenonte hetimin nëse Spak jepte një përgjigje për publikun. U thirra si person që mund të ketë dijeni. Spak ka mundësi ta zgjerojë objektin e hetimin, pavarësisht se e ka nisur me kallëzimin e Spak, a e bën ky institucion këtë gjë, një institucion që i shërben politikës për të burgosur liderin e opozitës. Maltezi është në arrest jo për qindra milionët por se ka marrë tokën e tij në përputhje me çdo ligj, me standard të dyfishtë si mund të kesh më besim”, tha Malltezi.

/Shqip.com