Arditi tregon se kush del nga Big Brother sonte

Ish-banori i shtëpisë me të famshme të momentit, Big Brother VIP dhe këngëtari, Ardit Çuni po vazhdon të marrë vëmendjen e mediave rozë edhe pas largimit.
Kjo pasi ai po vazhdon që të komentojë banorët brenda si dhe zhvillimet aty.
Ai javën e kaluar ka thënë se personi që do të lë shtëpinë të premten do të jetë Sabiani dhe një gjë e tillë ndodhi.
Për këtë gjë publiku tashmë janë duke kërkuar mendimin e tij thuajse për çdo javë.

Në një sondazh të cilin e kishte bërë vet këngëtari se cili nga banorët do të lë shtëpinë sonte, Einxhel kishte dalë më e votuara.
Kujtojmë që në nominim janë Einxhel, Iliri, Arjola dhe Claudio, njëri nga këta të katërt gjatë spektaklit të sonte do të lë përfundimisht shtëpinë.

Ndryshe, Arditi ishte njëri nga banorët e parë që është larguar nga spektakli, pasi ka dalë më pak i pëlqyer nga publiku, pas kishte konkurrent në nominime aktori, Donald Veshaj./SHQIP.com