Ardita Sinani: Në kohën kur qytetarët presin zgjidhjen e problemeve dy njerëz kanë kërkuar shkarkimin e pushtetit komunal të Preshevës

Sot gjatë ditës, Kuvendi Komunal në Preshevë ka vendosur për shkarkimin e Ardita Sinanit nga pozita e Kryetares së Komunës së Preshevës,
Lidhur më këtë vendim ka reaguar edhe vetë Sinani gjatë seancë ku po votohej për shkarkimin e saj.
Ajo është shprehur se në kohën kur qytetarët e Preshevës presin zgjidhje të problemeve, dy njerëz kanë kërkuar shkarkimin e pushtetit komunal të Preshevës.
“Në kohën kur qytetarët e Preshevës presin zgjidhjen e problemeve dy njerëz kanë vendosur për shkarkimin e pushtetit komunal të Preshevës. Shqiprim Arfi dhe Sami Saliu kanë identifikuar problemin kryesorë pra mua” ka thënë Sinani.
Sinani është shprehur se Sami Saliu ishte deklaruar se do ti qëndrojë besnik marrëveshjes.
“Sami Salihu ka vendosur t’i bashkohet Shqipërim Arifit për të më shkarkuar. Pa e plotësuar ende një vjet nga Marrëveshja jonë e Koalicionit për 4 vjet qeverisje, të firmosur nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja për Reforma dhe Unioni Demokratik Shqiptar.Po i njëjti Sami Salihu që thoshte në këtë foltore para pak mujash se nuk tradhëton marrëveshjet që firmos, se në çdo rrethanë do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes” është shprehur Sinani.

Po ashtu Sinan i ka thënë Saliut se ka mundur të jetë më i sinqertë e më i guximshëm.
“Sidoqoftë, ke mundur të jesh më i guximshëm, nëse e ke problem me qenë i sinqertë. S’ke pasur nevojë me u shtirrur vazhdimisht duke ju thënë të hënave partnerëve se s’ke asnjë vërejtje, e të marteve me ju dërguar mesazh se po e prish koalicionin” ka thënë më tutje Sinani.
Sinani ka shtuar se ky pushtet që po krijohet sot është pushtet nga lartë e pa vullnet nga poshtë./Shqip.com
Fjalimi i plotë i Ardita Sinanit