Ardian Bujupi pjesë e Big Brother VIP?
Publikuar:
(29.06.2022 19:30:33)

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka habitur fansat.
Kjo pasi ai ka bërë një postim në rrjete sociale, ku ka bërë që ndjekësit të aludojnë që ai do të jetë pjesë e Big Brother VIP.
Artisti ka postuar një foto në makinë ku tregon një nga tatuazhet e tij, atë me shqiponjën dykrenare, simbolin kombëtar shqiptar.
Postimin ai e ka shoqëruar me fjalët “Big Brother” duke lënë vend për dyshime se mund të jetë pjesë e formatit.

Ndryshe, Adriani po vazhdon që të jetë shumë aktive në muzike, duke sjellë disa projekte për këtë sezonë./SHQIP.com