Sport Ndërkombëtar

Ardhja e Lionel Messit nuk do ta detyrojë Mbappen të largohet

Kylian Mbappe & Lionel Messi

Ardhja e Lionel Messit në Paris Saint-Germain nuk do të detyronte largimin e Kylian Mbappes, thotë Mauricio Pochettino, mes spekulimeve se ish-sulmuesi i Barcelonës mund të transferohet në kryeqytetin francez, shkruan Shqip.com.

Ish-sulmuesi i Blaugranëve është i lidhur me një kalim në “Parc des Princes”, pas lajmit për largimin nga Barcelona gjatë së enjtes.

Pengesa e vetme pse Messi nuk mund të vazhdonte të ishte pjesë e Barçës, sipas klubit spanjoll supozohet të kenë qenë problemet financiare.

Raportohet se për kalimin e argjentinasit në Paris do të duhej që Kylian Mbappe të largohej nga skuadra, derisa vetë trajneri Pochettino  ka hedhur poshtë këto sugjerime se sulmuesi francez do të duhet të hap rrugën për Messin.

“Unë nuk kam folur me Messin”, tha Pochettino në një konferecë për media para ndeshjes hapëse të PSG në kuadër të Ligue 1 përball Troyes,

“Çdo lëvizje nuk do të thotë që Kylian do të largohej”, thesoi tekniku argjeninas.

Klubi i Barcelonës doli me një komunikatë gjatë së enjtes ku njoftuan se edhe pse kanë arritur marrëveshje me Messin, ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për shkak të problemeve financiare./Shqip.com