Arbjan Mazniku paraqitet në SPAK
Publikuar:
(22.07.2024 12:34:46)

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është paraqitur të hënën (22 korrik) pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit.
Ministri Mazniku erdhi i pashoqëruar, ndërsa nuk dihen ende arsyet e thirrjes së tij në SPAK.
Arbjan Mazniku u emërua si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor më 4 shtator 2023.
Më herët ai ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga shtatori i vitit 2015.
Mazniku ka mbajtur detyrën e zv.ministrit të Arsimit dhe Sportit për dy vite nga viti 2013.
/Shqip.com