Rozë

Arbenita Ismajli tregon vështirësitë e agjerimit: Shikoni si po më dridhen duart

Fero dhe Arbenita Ismajli

Muaji i shenjtë i Ramazanit tashmë ka filluar.

Këtë muaj kanë uruar figura të njohura të publikut të cilat kanë treguar që janë duke agjëruar.

E duke agjëruar është edhe modelja, Arbenita Ismajli.

Ajo përmes një postimi në “Instagram”, ka treguar vështirësitë që po kalon gjatë ditës.

“Shikoni si po më dridhen duart, pasi jam mësuar të ushqehem tri-katër herë në ditë”, shkruan ajo pasi ka konsumuar iftarin.

Ndryshe, ajo është bërë e njohur për publikun shqiptar, pas lidhjes me Feron.

Dyshja tashmë kanë një vajzë të quajtur Nina./SHQIP.com