Ndahen Arbenita dhe Fero?
Publikuar:
(28.11.2021 17:03:07)

Arbenita Ismajli së fundmi ka publikuar një mesazh jo dhe aq të zakonshëm.
Modelja përmes InstaStory-it të saj ka publikuar një foto ku shihet e shkruar një thënje në gjuhën angleze, e cila ka bërë të ngre shumë pyetje sa i përket lidhjes së saj me reperin, Fero.

“U bëftë dita juaj më e ndritshme duke ditur se edhe Brad Pitt mund të lihet gjithashtu”, shkruhet në foto.
Nje mesazh i tillë lë hapësirë për të menduar se mes çiftit ka krizë, mirëpo një gjë të tillë pritet që koha ta dëshmojë.
Ndërsa, çifti akoma ndjekun njëri-tjetrin në Instagram. /SHQIP.com