Arbana Osmani e thotë publikisht, ja kush është banori i saj i preferuar në BBVA
Publikuar:
(25.01.2023 19:46:33)
Eni Tera është barori që është larguar mbrëmë nga Big Brother Albania.
Ai para kësaj ka rrëfyer për problemet e familjes, qysh kur ishte në moshën 10-vjeç, ku tregoj se babain e kishte alkoolist, gjë që kishte krijuar debate.
Ai tha se babai i tij shpesh herë ka qenë edhe abuziv ndaj nënës së tij, e që kjo ka pasuar edhe në abortim dy herë.
Me të ardhur Eni në studio, Arbana i tha: “Hajde o Eni se me të gjitha këto që po ndodhin sot, ti ishe banori im i preferuar”.
Eni u vlerësua shumë për qytetarinë dhe sjelljen e qetë që tregoi në program duke mos e ngritur kurrë zërin e duke mos u përfshirë në debate, gjë që Arbana ia vuri në dukje.
/Shqip.com