Sport Shqiptar

Arabia Saudite dje e mposhti Argjentinën, Erdin Hashani kujton kohën kur Kosova fitoi ndaj arabëve

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në vitin 2007 ishte përballur në një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite në Ankara të Turqisë, shkruan Shqip.com.

Kosova që drejtohej aso koha nga Edmond Rugova, kishte arritur fitore me golin e realizuar nga Kristian Nushi.

Trajneri i Vjosës së Shtimes dhe ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Erdin Hashani, e ka kujtuar këtë ndeshje në ditët kur e gjithë bota  futbollit po flet për fitoren e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës në Kampionatin Botëror “Katar 2022” me rezultat 2:1.

Postimi pa ndërhyrje i Erdin Hashanit

Nuk e ka mujt veq Arabia Argjentinen, po edhe Kosova Arabinë.

Kosova – Arabia Saudite  1:0

Turki, Ankara 2007

P. S.  Do kane qene protagonist ☺️

/Shqip.com