Apple në telashe të mëdha, shtyn prodhimin e Vision Pro

Pas vonesave të shumta, Apple më në fund shpalosi “kompjuterin hapësinor” të quajtur Vision Pro dhe njoftoi se kufjet do të dalin në shitje në fillim të vitit të ardhshëm.
Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë sipas planifikimit, raporton Financial Times, dhe objektivi i brendshëm i Apple për të shitur 1 milion njësi gjatë muajit të parë të disponueshmërisë, është ulur.
Dy burime të brendshme të kompanisë Luxshare, e cila monton kufjet, tani po kërkon të prodhojë më pak se 400,000 njësi në 2024. Dy furnizues të tjerë të komponentëve thuhet se morën porosi për vetëm 130,000-150,000 njësi për vitin e ardhshëm.
Komponentët më të shtrenjtë – dy ekranet mikro-OLED, të prodhuara nga Sony dhe TSMC, po shkaktojnë pengesat më të mëdha.
Apple po punon për një kufje më të lirë dhe ka konsideruar lloje të tjera të ekranit si mini-LED, por përfundimisht vendosi të qëndrojë me mikro-OLED-in e ndërlikuar.
Kompania nga Cupertino po bisedon me Samsung dhe LG, për t’i rekrutuar ata si furnizues të ekranit për njësinë me kosto më të ulët.
Gjithsesi, dizajni është shumë kompleks dhe përfshin veçori unike si EyeSight, i cili projekton dhe pamje shtesë, që është e dukshme për të tjerët.
/Shqip.com