Teknologji

Apple e varur nga Samsung

Janë kundërshtarë të përbetuar, por kompania amerikane Apple, vazhdon të jetë e varur nga një pjesë që e prodhon kompania koreane Samsung.

Fjala është për ekranet OLED, ku Samsung do të mbuloj mbi 70% të telefonëve iPhone 14.

Kjo përfshin modelet iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus, me panelet e tyre të rregullt dhe iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.

Gazeta koreane e lajmeve TheElec zbuloi se Apple po planifikon të prodhojë 120 milionë njësi të serisë së saj të fundit.

Prej tyre, të paktën 80 milionë, do të kenë një OLED të Samsung, ndërsa për mbi 20 milionë telefona tjerë, do të përdorë një ekran nga LG Display dhe rreth 6 milionë nga prodhuesi më i madh kinez i paneleve BOE.

/Shqip.com