Apple cakton datën e nisjes së shitjeve të Vision Pro
Publikuar:
(08.01.2024 21:52:57)

Syzet e realitetit të shtuar, Vision Pro të Apple më në fund do të dalin në shitje.
Duke filluar në SHBA, porositë e para do të mund të porositen nga data 19 janar, përmes dyqanit Online të Apple dhe do t’u dërgohen blerësve më 2 shkurt.
Ndërkohë nga 2 shkurti, Vision Pro do të jetë i disponueshëm për shitje në të gjitha shitoret e Apple Store në SHBA.
Sipas informacioneve, Apple fillimisht do të shesë vetëm modelin me kapacitet prej 256 GB, por kompania la të kuptohet se do të ketë edhe modele të tjera.
Njoftimi për shtyp i Apple thotë se çmimi fillon nga 3,499 dollarë me 256 GB memorie.
/Shqip.com