Aplikacioni i njohur WhatsApp sjellë një veçori të re
Publikuar:
(20.06.2023 19:33:27)

Meta vazhdon t’i kushtojë rëndësi të madhe ruajtjes së privatësisë për përdoruesit e aplikacioneve të saj.
Kohëve të fundit jemi mësuar të shohim shpesh përditësime në WhatsApp.
I fundit është lejimi i mundësisë që thirrjet nga një numër të mos mund të realizohen në aplikacion.
Kjo do të bëhet përmes veçorisë së quajtur ‘Heshtni thirrjet e panjohura’ (ang. Silence unknown callers).

Shefi i kompanisë, Mark Zuckerbeg ka thënë se kjo po bëhet për t’i ofruar përdoruesit më shumë privatësi dhe kontroll.
/Shqip.com