Anwar Hadid fshin Dua Lipën në rrjete sociale
Publikuar:
(08.12.2021 23:16:20)

Ditë më parë është raportuar se lidhja mes Anwar Hadid dhe Dua Lipës është në krizë.
Sipas mediave të huaja, një gjë e tillë ka ndodhur pasi ata shpesh janë larg njëri-tjetrit, derisa një gjë e tillë ka paraqitur problem.
Derisa aludimet për ndarjen e çiftit filluan, duket se modeli ka vendosur të ndërmarrë disa masa.

Në rrjetin social Instagram, Anwar ka fshirë të gjitha fotografitë me Duan, e po ashtu e ka hequr edhe nga të ndjekurit në profilin e tij.
Në anën tjetër, Dua e ka ende ‘follow’, derisa imazhet me të qëndrojnë edhe në profilin e këngëtares me prejardhje shqiptare.

Fansat në rrjete sociale kanë vërshuar me komente, duke pretenduar se lidhjes mes tyre i ka ardhur fundi./SHQIP.com