Lajme

“Anuluat seancën për të ngrënë drekë në Athinë”/ Spiropali i përgjigjet Bardhit: Deputetët tuaj mungonin, më vjen mirë që më ndjek…

Ka nisur me debate edhe kjo seancë plenare. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi mori fjalën, ku i kërkoi ‘llogari’ kryeparlamentares Elisa Spiropali se pse u anulua seanca javën e shkuar. 

“Do duhej që parlamenti mblidhej të enjten dhe na thatë që jeni në vizitë zyrtare në Ukrainë. Ne fakt ishit duke ngrënë drekë në Greqi. Kjo është një arrogancë e shtuar dhe tragues se si po e trajtoni kuvendin si pronë private.

Gjithashtu ju bëj me dije se po mbani në sirtaret e Kuvendit më shumë se 60 nisma ligjore të ardhura nga deputet. Ju trajtoni me urgjenca ligjet korruptive të qeverisë dhe lini në harresë nismat e deputeteëve dhe kryesisht të deputetëve opozitar”-tha Bardhi.

“Më vjen mirë që ndiqni aktivitetin tim në rrjete sociale. Siç diskutuam në konferencën e Kryetarëve, seanca nga 12-16 nuk u shty për shkak të pjesëmarrjes time në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore por shumë deputetë kishte mungesa në aktivitete të tjera. Ishte e zëvendësuar prezenca ime me dy nënkryetarët por në bazë të nenit 7 të kuvendit ka për detyrë që të kujdeset për mbarëvajtjen e seancave plenare”, tha Spiropali.

/Shqip.com