Art Jetese

Anulohet televotimi / Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother”! Cili banor do ndëshkohet nga “vëllai i madh”?

Valbona, Bernardi, Livia, Xumi, Klajdi dhe Gerta janë gjashtë banorët që u votuan më shumë nga pjesa e tjetër e shtëpisë, për të qenë në televotim kësaj radhe.

Por ky televotim është anuluar dhe “Vëlla i Madh” ka marrë masa ndëshkuese për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Një zarf i zi ka hyrë në shtëpi, por se për kë bëhet fjalë do të presim deri të martën që është prime që t’a marrim vesh.

“Për arsye të bullizimit, sjelljeve dhe fjalëve të patolerueshme, Vëllai i Madh ka vendosur të anulojë televotimin për të eliminuarin. Masat ndëshkuese do të zbulohen në spektaklin e nesërm dhe do të zbulohet se cili nga banorët do të ndëshkohet”, ka njoftuar” Vëllai i Madh”.

Kujtojmë se një ditë më parë ka patur debate të shumta mes banorëve. Mbrëmë Gjesti ka vazhduar të përballet me situata të tensionuara në shtëpi.

/Shqip.com