Kulturë

Anulohet Beerfest Kosova, edicioni 10

Beerfest Kosova/ Foto e ilustruar

Është anuluar Beerfest Kosova, edicioni i 10-të.

Në një njoftim për media nga organizatorët e këtij festivali, bëhet e ditur se Beerfest është anuluar pas një vendimi të marrë nga Policia e Kosovës, se mbajtja e këtij festivali paraqet rrezik për qytetarët.

Organizatorët thonë se nuk pajtohen me këtë vendim pas sipas tyre, ky festival s’dallon nga “aktivitetet dhe festivalet që po mbahen këto ditë në vendin tone”.

“Përveç kësaj, ne i kemi marrë të gjitha masat e parapara dhe i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura që ky eveniment të mbahet në përputhje edhe me direktivat nga Ministria e Shëndetësisë dhe pëlqimet nga institucionet tjera sa i përket mbajtjes së aktiviteteve publike”, thuhet në njoftim.

“Sido që të jetë, duke e parë edhe rritjen e madhe dhe drastike në ditët e fundit të rasteve me Covid-19, nuk kemi zgjedhje tjetër veçse të respektojmë këtë vendim dhe ta pezullojmë mbajtjen e Beerfest”.

Organizatorët thonë se shpresojnë që në të ardhmen të ketë ndryshim të rrethanave dhe të krijohen kushtet për mbajtjen e këtij evenimenti.

“Duke ju uruar secilit nga ju shëndet, ju inkurajojmë që të vaksinoheni dhe urojmë të shihemi së shpejti”.

Beerfest Kosova ishte planifikuar të zhvillohej me datat 13, 14, 15 gusht./SHQIP.com

May be an image of text