Antonela ngacmohet me Pajtimin, nervozohet keq Sarah

Sarah dhe DJ PM janë një ndër banorët me të përfolurit të “Big Brother Albania VIP”, e gjithë kjo për shkak të raportit të afërt që ata kanë.
Ata në fillim dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin, e madje DJ PM shfaqi pëlqim ndaj Sarës që nga momentin që hyri në shtëpi.
Por duket se raportet mes tyre janë ftohur paksa, andaj PM ka filluar flirtimet me disa nga banoret e tjera.
Mbrëmë, pas hyrjes së ish konkurrentes së “Për’Puthen”, Anotnelës, ajo filloi menjëherë flirtimet me DJ PM dhe kjo gjë pa dyshim që nuk i pëlqeu Sarës.
Sarah reagoj ndaj situatës ku vazhdimisht thërriste Pajtimin dhe madje, në formë shakaje ajo i tha DJ PM “Do ta fus me gotë kokës”.
Nga ana tjetër, DJ DAGZ i tha Sarës se ajo ndihet e rrezikuar nga këto të dyja, por Sarah menjëherë mohoi këtë.
Pas kësaj ajo ka qenë edhe protagoniste e ditës pasi që ajo në një bisedë me Donaldin ka fillur më qajt për largimin e Kleidit. /SHQIP.com