Rozë

Antonela flet nga Dubai, tregon se kush e ka zhgënjyer nga banorët

Antonela Berisha

Antonela Berisha ka qenë personazhi ndonëse më i komentuar brenda Big Brother Vip.

Edhe pas daljes, bukuroshja ende po diskuton rreth qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme.

E ftuar në Fan Club, ajo ka treguar për zhgënjimet e saj nga banorët, duke sqaruar po ashtu se e cilëson si eksperiencë të mrekullueshme.

“Realisht nuk kam pas naj pritshmëri nga dikush që të më zhgënjente, e kam shijuar pafund eksperiencën në Big Brother, nuk kam pritur nga askush dhe kam pasur një eksperiencë shumë të bukur”, u shpreh ajo.

Një deklaratë të tillë ajo e ka bërë nga Dubai, derisa u lidh në një lidhje telefonike.

Berisha për fansat ka ofruar pamje nga pushimet, ndërsa po i shijon në maksimum./SHQIP.com