Ansu Fati rikthehet nga lëndimi

Pas gati tre muajsh jashtë fushave të gjelbra – Ansu Fati është rikthyer në skuadrën e Barcelonës.
Sulmuesi spanjoll ka lënë lëndimin prapa – dhe është në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e sontme – ndaj Mallorcas, e cila nis me fillim nga ora 21:00.
19-të vjeçari – nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje qysh nga 21 janari – kur e lëshoi fushën me lot në sy kundër Athletic Bilbaos.
Në “Camp Nou” – ai vlerësohet si një nga talentët më të mëdhenjë të dalë nga “La Masia” në vitet e fundit.
Fakti që klubi vendosi – që ai të marrë numrin 10-të pas largimit të Leo Messit e tregon më së miri se çfarë besimi kanë në të.
Ai ka kontratë me katalunasit – deri në vitin 2027, teksa sipas “Transfermarket” vlera e tij në tregun e transferimeve është 60 milionë euro.
Përveç tij – pas një kohe të gjatë në është grumbulluar edhe qendërmbrojtësi Samuel Umtiti, që po ashtu ka marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor.

Aktualisht, skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez gjendet në vendin e tretë në La Liga, me 63 pikë të grumbulluara.
Një më pak se Sevilla, por katalunasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Shqip.com