Sport Shqiptar

Anneli Andersen e merr timonin e Përfaqësueses së Kosovës

Anneli Andersen - emërohet trajnre e Përfaqësueses së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurencën e femrave – nga sot e ka një trajnere të re.

Në krye të “dardaneve” ka ardhur Anneli Andersen.

Këtë lajm e ka bërë të ditur shtabi teknik i Përfaqësueses – përmes një një konfence të mbajtur për media.

Andersen – ka përvojë të madhe në supe – pasi në të kaluarën ka udhëhequr grupmoshat U-17, U-10 dhe U-23 të kombëtares suedeze.

Momente nga prezantimi i saj

Shpresoj se do të kontribuojmë me përvojën tonë te progresi i futbollit të Kosovës. Është një sfidë e madhe, por është nder për mua të jem në gjendje të kontribuojë në zhvillimin e futbollit të femrave në Kosovë. Do të mundohem të kemi një start të mirë, por nuk do të jetë lehtë për shkak se përballë kemi Norvegjinë dhe Belgjikën. I kam shikuar lojtaret, ndeshjet dhe kundërshtarët. Ne do të punojmë dhe besoj se do të jemi gati për t’i përmirësuar gjërat”, tha ndër të tjera ajo.

Të pranishëm – në këtë takim ishin edhe ambasadorja suedeze në Kosovës, Karin Hernmarck Ahliny, presidenti Agim Ademi, anëtarja e KE-së, Vjollca Krasniqi dhe drejtori teknik, Albert Bunjaki.

Momente nga konferenca

Paraprakisht – timonin e Dardanëve e kishte Afërdita Fazlija, e cila ishte shkarkuar me 2 shkurt. /Shqip.com