Anime që u bë ‘BAN’ në të gjithë botën

Me një histori shumë të errët, dëshpëruese dhe intensive, “Shoujo Tsubaki” konsiderohet si një nga filmat anime më kontravers ndonjëherë.
Filmi i vitit 1992, që origjinalisht u publikua në shtator 1984, flet për një vajzë të re, nëna e së cilës vdes.
Midori, është një vajzë e re dhe plot gjallëri, të cilës i pësqen shkolla dhe mësimet, por pasi nëna e saj sëmuret shumë dhe babai i saj i shmanget kontaktit me të, nëna i vdes nga sëmundjet.
Midori më pas mashtrohet nga një producent cirku për të hyrë në panairin e tij të argëtimit, ku ajo përdhunohet dhe abuzohet vazhdimisht nga njerëzit e cirkut, por kur ajo është në prag të heqjes dorë nga shpresa, ajo njihet nga një xhuxh dhe e gjithë bota e saj ndryshon.

Hiroshi Harada e drejtoi atë, e bëri storie, e animoi plotësisht dhe gjithashtu shkroi skenarin për të.
Arsyeja pse ai e gjeti veten duke bërë gjithë këtë punë, është sepse të gjitha studiot që iu drejtua refuzuan të bënin një film që do të tregonte dhe shfaqte kaq shumë dhunë ndaj fëmijëve, në një mënyrë kaq grafike.
Pamjet e tmerrshme dhe shqetësuese të kësaj animeje kanë lënë shumë shikues të traumatizuar – aq sa edhe kasetat e këtij filmi u shkatërruan.
Prandaj, “Shoujo Tsubaki” është i ndaluar pothuajse kudo, duke përfshirë edhe vetë Japoninë. /Shqip.com