Anglia U19 e “fortë” për Kosovën
Publikuar:
(07.09.2021 22:22:18)

Përfaqësusesja e Kosovës U19 ka pësuar humbje në udhëtim tek Anglia, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e grupmoshave.
“Dardanët” u mposhtën me rezultat 0-2, duke duke e pësuar humbjen e parë pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin G, transmeton Shqip.com.
Për anglezët, golin e parë e shënoi Rhian Brewster nga pika e bardhë, kurse rezultatin përfundimar 2-0 e “vulosi” Cole Palmer në minutën e 27-të.
Pas kësaj ndeshje, Kosova gjendet në vendin e pestë me tre pikë, ndërsa Anglia ka pikë të njëjta, por gjendet në vendin e dytë pasi ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe posedon golaverazh më të mirë.
Lidere e këtij grupi mbetet Republika Çeke, me pikë maksimale nga dy ndeshjet e zhvilluara./Shqip.com