Sport Ndërkombëtar

Anglia siguron kalimin në çerekfinale pas fitores ndaj Gjermanisë

Anglia ka arritur të të kualifikohet në çerekfinale pasi fitoi kundër Gjermanisë me rezultat 2-0, shkruan Shqip.com.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat.

Kjo pasi të dyja skuadrat krijuan raste të mira për shënim, por shifrat nuk arritën t’i ndryshonin.

Ndërsa për dallim nga pjesa e parë, ajo e dyta ishte krejtësisht tjetër.

Kjo pasi fillimi i kësaj pjese u karakterizua me lojë më të mirë, deri në minutën e 75-të kur anglezët arritën të shënojnë në goditje e parë në portë në këtë pjesë me Raheem Sterling.

Pas këtij goli, anglezët u treguan shumë më të mirë.

Ata arritën të shënojnë edhe një herë në minutën e 86-të përmes Harry Kane, ku ky gol edhe i siguroi kalimin në çerekfinale “Tre luanëve”.

Deri në fund të ndeshjes gjermania u mundua të rikthente rezultatin, por nuk arritën t’i ndryshonin shifrat.

Tani Anglia në çerekfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Ukrainës dhe Suedisë./SHQIP.COM