Anglia me përmbysje të rezultatit mposhtë Zvicrën

Anglia ka arritur ta mposht Zvicrën në miqësoren e zhvilluar të shtunën.
Ndeshja e zhvilluar në “Wembley Stadium” u përmbyll me rezultat të ngushtë 2:1.
Zvicra e nisi më mirë ndeshjen duke e marr epërsinë fillestare, në minutën e 22-të.
Ishte Embolo që pas asistimit nga Xherdan Shaqiri, arriti ta gjej rrjetën.
Megjithatë Anglia u kundërpërgjigj mirë, duke shënuar dy gola, për ta fituar ndeshjen.
Ishte Luke Shaw, i cili në minutat e fundit të pjesës së parë arriti ta gjej golin e barazimit, për të shkuar në pushim me rezultat 1:1.
Për ta fituar ndeshjen u përkujdes Harry Kane që nga pika e bardh shënoi, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë rezultat, ‘Tre Luanët’ tani janë të pamposhtur në 14-të ndeshje në 90 minuta në Wembley.
Derisa Zvicra pësoi humbjen e tyre të parë që nga kampionati evropian i verës së kaluar./Shqip.com