Angela Martini dhe Dragos bëhen prindër për herë të parë

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini ka befasuar të gjithë me postimin e fundit në Instagram.
Matini ka thënë se ajo dhe partneri i saj, Dragos Savulescu janë bërë prindër për herë të parë përmes një nëne surrogate.
Ajo ka treguar se gjinia e fëmijës është djalë, ndërsa e kanë pagëzuar me emrin Kyree Martin Savulescu.

Martini me tej, është shprehur shumë e lumtur që tashmë ka një fëmijë.
“Biri ynë Kyree Martini Savulescu, vazhdimësia e dashurisë sonë u lind dje me datë 2 dhjetor në Dallas. Jemi shumë të lumtur të kemi një fëmijë me ndihmën e jashtëzakonshme të një surrogate. Ne gjithmonë do jemi mirënjohës për njeriun që mbajti djalin tonë. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri dhe lumturi. Mirë se vjen në botë, Kyree” – ka shkruar Angela në postimin e saj.
Dragos Savulescu muaj më parë u arrestua nga policia greke.
Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person dhe është liruar vetëm një ditë më vonë, pasi që u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali.
Biznesmeni, Savulescu u martua me Angela Martini në dhjetor të vitit 2017.
Ish Miss Universe Albania në 2010, Angela është gruaja e dytë e Dragoș./SHQIP.com