Lajme

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së largohet nga partia pas takimit me Kurtin

Albin Kurti dhe aderimi i ri, Afrim Fejza.

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Afrim Fejza, ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje – por i ka kërkuar falje Kadri Veselit për dorëheqjen pa prezencën e tij.

Fejza ka qenë koleg në fakultet me Albin Kurtin – dhe sot është takuar përsëri me të dhe njëkohësisht për të aderuar.

“Kryeministrin Kurti e urova dhe e përgëzova edhe për kandidatin e tij në garën zgjedhore për udhëheqjen dhe qeverisjen e komunës së Drenasit, Fejzi Kiqina, e të cilit me modesti i premtova votën time një e drejtë qytetare për ndryshime pozitive, dhe obligim i kandidatit pretendent për qeverisjen e tij katërvjeçare”, ka shkruar Fejza.

Por, ai falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që i kishte ne PDK.

“Njëherësh për shkak të parime njerëzorë e ndjejë për obligim t’i kërkojë falje publike kryetarit Veseli, për këtë dorëheqje pa prezencën e tij fizike në Kosovë, i urojë shëndet, drejtësi dhe kthim të shpejtë me të gjithë shokët e tij të luftës Çlirimtare”.

Partia Demokratike të Kosovës në Drenas.

Lëvizja Vetëvendosje në Drenas kërkon që t’ia marrë pushtetin lokal PDK-së.

Kjo parti në këtë komunë është ndarë në dysh pas problemeve të brendshme.

Në vitin 2017, Ramiz Lladrovci arriti që të fitonte pa balotazh në Drenas. /Shqip.com