Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi kanë thënë se LVV mungoj qëllimisht në mbledhje

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale thanë se partia Lëvizja Vetëvendosje se qëllimisht munguan në mbledhjen e për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale.
Ndonëse është inicim i opozitës, ata kanë kërkuar nga shumica që ta përkrahin këtë Projektligj, i cili e rregullon çmimet e barnave.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se qëllimshëm mazhoranca mungoi duke bërë që të dështojë kjo mbledhje për shkak të mungesës së kuorumit.
“Në muajin mars kemi propozuar nismën për projektligjin për çmimin e produkteve të barnave dhe në vazhdimësi ky projektligj bashkë me atë tjetrin të iniciuar nga opozita në vazhdimësi janë prolonguar e nuk janë trajtuar nga pushteti. Në mbledhjen e fundit jemi dakorduar qe t’i trajtojmë këto dy projektligje. Pushteti i VV-së pamundësuan kuorumin, që të pamundësohet votimi i këtyre dy projektligjeve, atë për çmimet medicinale dhe atë për shëndetësi”, tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut, ky projektligj do të rregullonte çmimin dhe kështu nuk do kishte dallim nga barnatorja në tjetrën.
Kurse, iniciatorja e këtij projektligji, Floretë Zejnullahu tha se ky ligj do të ishte i mirëpritur për shkak se do të i ndalonte çmimet abuzive të barërave.
“Qeveria ka harxhuar deri në 10 milion euro çdo vit në blerjen e barnave me çmime abuzive po ashtu edhe qytetarët e Kosovës kanë harxhuar mbi 6 milion euro çdo vit duke blerë barëra me çmimeve abuzime andaj një ligj i tillë do të ishte i mirëpritur”, tha Zejnullahu.

Zejnullahu, tha se ndjenë keqardhje pse pozita nuk gjeti kohë për të marrë pjesë në këtë mbledhje.
Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë po ashtu se pozita po keqpërdor mandatin e tyre kushtetues dhe po e pamundëson ushtrimin e funksionit të deputetëve.
“Pozita është duke e keqpërdorur mandatin e tyre kushtetues dhe është duke e pamundësuar ushtrimin e funksionit të deputetëve së bashku me deputetët e Listës Serbe janë duke i bojkotu dhe pamundësu punën në komisionet funksionale ashtu edhe siç ndodhi sot”, tha Zemaj.

Sipas Zemajt, Ligji për Shëndetësi është i mirëpregatitur nga ekspertët e fushës dhe është një zgjedhje për sektorin e shëndetësisë./Shqip.com