Andi dhe Gresa ndahen përfundimisht?
Publikuar:
(11.07.2023 16:57:12)

Çifti i njohur i Big Brother VIP Kosova, Andi dhe Gresa, duket se janë ndarë nga njëri-tjetri.
Burime për “Prive” kanë raportuar se pushimet e fundit të Gresës në Ibiza janë bërë “mollë sherri” që çifti në fjalë të ndahen përfundimisht.
Andi dhe Gresa, u lidhën gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK.
Kujtojmë që ditë më parë Andi kishte postuar një foto me Gresën, teksa shkruante “Kështu do na keni deri në pleqëri”.
/Shqip.com