Sport Ndërkombëtar

Ancelotti tregon se pse ia ngriti gishtin Rodrigos

Real Madridi shmangu eliminimin nga Kupa e Mbretit duke fituar me një përmbysje të pabesueshme ndaj Villarealit.

“Los Blancos” triumfuan me rezultatin 3-2 duke vazhduar rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.

Por një episod i veçantë ndodhi në minutën e 56′ të sfidës, kur braziliani Rodrigo u zëvendësua nga Marko Asensio. Ai doli i inatosur nga fusha e lojës për shkak të vendimit të trajnerit të tij Carlo Ancelotti.

Por në fund të duelit, italiani sqaroi për mediat se nuk ndodhi asgjë mes tyre.

“Asgjë nuk ndodhi, thjesht i thashë që të mos harrojë të më përshëndetë kur të zëvendësohet”, tha trajneri madrilien, Carlo Ancelotti.

/Shqip.com