Sport Ndërkombëtar

Ancelotti tregon pesë futbollistët më të mirë që i ka stërvitur

Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka zbuluar emrat e futbollistëve më të mirë të cilët i ka stërvitur.

Në listën prej pesë futbollistëve më të mirë me të cilët ka punuar, italiani zgjodhi dyshen e tanishme të Real Madridit, Vinicius Jr e Karim Benzema, legjendën braziliane Ronaldo, Cristiano Ronaldon, si dhe Zlatan Ibrahimovicin.

“Do të përmend Ronaldon, Cristiano Ronaldon, Ibrahimovicin, Benzeman dhe Viniciusin. Ka shumë prej tyre”, tha Ancelotti shfaqjen televizive italiane “Che Tempo Fa”.

Ancelotti përmendi edhe tre emra, që sipas tij, kanë qenë futbollistët me të mirë me të cilët ka luajtur.

“Nga periudha kur kam qenë lojtar, duhet të përmend Marco van Basten, Franco Baresin dhe Paolo Maldinin”, deklaroi trajneri i Real Madridit.

/Shqip.com