Ancelotti dëshiron të sjell te Real Madrid ish-lojtarin e tij te Everton
Publikuar:
(07.07.2021 18:12:56)

Carlo Ancelotti është duke dëshiruar transferimin e ish-lojtari të tij te Evertoni, Richarlison, transmeton Shqip.com.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Ancelotti ka telefonuar brazilianin ku i ka kërkuar atij ribashkimin te klubi spanjoll.
Tekniku italian u ri-emërua si trajneri i Real Madrid në qershor, derisa ai vendosi të linte Evertonin për t’u kthyer te ish-klubi me një kontratë që zgjatë deri në vitin 2024.
Italiani tani është i interesuar të sjell me vete një nga yjet e Everton në Madrid, pasi edhe ka filluar kontaktet me Richarlison./Shqip.com