“Anatomia e një rënieje”, fiton Çmimin e Filmit Evropian 2023

Drama e zhvilluar në sallën e gjyqit “Anatomy of a Fall” (Anatomia e një rënieje), e regjisorit francez Justine Triet ka fituar çmimin për filmin më të mirë evropian të vitit, tha Akademia Evropiane e Filmit në një ceremoni dje në Berlin.
Filmi tregon historinë e një shkrimtareje të suksesshme, të luajtur nga Sandra Hüller, e cila përpiqet të provojë pafajësinë e saj pasi akuzohet për vrasjen e të shoqit.
“Anatomy of a Fall” më herët fitoi çmimin e skenarit më të mirë dhe gjithashtu një çmim për montazhin më të mirë. Triet fitoi çmimin për regjisorin më të mirë dhe Hüller-it iu dha çmimi për aktoren më të mirë 2023.
Aktori danez Mads Mikkelsen u shpall aktori më i mirë për interpretimin e tij në filmin “Bastards”.
Aktori gjerman Christian Friedel, i cili luajti komandantin e Aushvicit, Rudolf Höß në “The Zone of Interest” “Zona e interesit”, ishte ndër të nominuarit në kategori.
Akademia nderoi gjithashtu aktoren britanike Vanessa Redgrave me çmimin e karrierës.
Regjisori hungarez i filmit Béla Tarr (“Sátántangó”) mori Çmimin e Nderit të Presidentit dhe Bordit të Drejtorëve të Akademisë.
/Shqip.com