Analisti politik sulmohet nga qentë endacak në Prishtinë
Publikuar:
(26.04.2022 19:27:49)

Analisti Politik, Shkelzen Gashi,është sulmuar nga qentë endacak.
Kështu ka bërë të ditur vetë Gashi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
“U rrëzova e u sakatova tu ikë prej qeneve endacakë te shkolla ‘Ismail Qemaili’ në Prishtinë. Le që nuk dini me siguru rrymë e ujë 24/7, por nuk dini as me e zgjidhë një problem të thjeshtë sikur ky me qentë endacakë’’ ka thënë Gashi.
Problemi me qentë endacak tash e shumë kohë është problem në Komunën e Prishtinës.
Ditë më parë, Kryetari i Prishtinës ka thënë se qeni endacak që ka sulmuar mjekët në QKUK është dërguar në mbatje./Shqip.com