Lajme

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Putin e ka pranuar se nuk ka fitore për të festuar, por nuk ka plane për t’u tërhequr

Ambasadorja e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield

Ambasarorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Linda Thomas-Greenfield, tha se Presidenti rus Vladimir Putin, nuk po jep asnjë shenjë që ai po planifikon t’i japë fund luftës.

“Presidenti rus Vladimir Putin e ka pranuar se nuk ka fitore për të festuar”, tha Thomas-Greenfield për CNN.

Thomas-Greenfield theksoi se lideri rus nuk i përdori komentet e tij të hënën për të njoftuar një tërheqje nga Ukraina, gjë që do të ishte mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara dhe që ajo tha se ishte shenjë se lufta e Putinit do të vazhdojë.

Thomas-Greenfield, tha gjithashtu se “nuk kishte asnjë arsye që Putini ose të shpallte fitoren ose të shpallte një luftë që ai tashmë e ka vazhduar për më shumë se dy muaj.”

“Përpjekjet e tij në Ukrainë nuk kanë pasur sukses,” tha ajo.

Tutje, Thomas-Greenfield, shtoi se meqenëse Putin nuk arriti një marrëveshje me ukrainasit ky mund të jetë një konflikt afatgjatë që mund të vazhdojë për muaj të tjerë.

Ndërkaq, sipas saj ajo që SHBA-të do ta shohin si shenjë pozitive është që Putini të tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe t’i japë fund kësaj lufte./Shqip.com