Lajme

Ambasadorja amerikane vëzhgon procesin e zgjedhjeve

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka qenë e pranishme ditën e sotme në Vlorë, ku ka vëzhguar procesin zgjedhor.

Ajo përveçse si vëzhguese, është treguar edhe këshilluese ndaj komisionerëve, të cilëve iu është lutur të raportojnë çdo incident të mundshëm pavarësisht përkatësisë politike.

Ambasadorja, ndryshe nga vitet e tjera ku ajo dhe kolegët e saj kanë vëzhguar zonën e Tiranës ose përreth, këtë vit ka zgjedhur Vlorën.

/Shqip.com