Lajme

Ambasadorja Kim: Populli shqiptar tregon gjithnjë nder

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim,

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka thënë se shqiptarët çdoherë nderojnë kur duhet më së shumti.

Ajo ka shkruar në Twitter së shqiptarët tregohen aty ku ka më se shumti rëndësi.

“BESA – atëherë kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithnjë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë që ju kemi miqtë dhe aleatët tanë”, ka shkruar Kim.

Njëjtë sikur Kim paraprakisht kishte thënë edhe kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Bob Menendez, i cili ka falënderuar shqiptarët që kanë pranuar t’i strehojnë përkohësisht refugjatët afganë.

Ai ka thënë se njerëzit e Shqipërisë edhe njëherë po ia dëshmojnë botës se çfarë do të thotë BESA

“E mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare që t’iu gjejë strehim të përkohshëm atyre që po ikin nga sulmi taliban në Afganistan.Njerëzit e Shqipërisë edhe njëherë po ia dëshmojnë botës se çfarë do të thotë BESA. E keni respektin tonë dhe ju faleminderit” ka shkruar Menendez në Twitter./SHQIP.com